Aktualitet

Negociata për koalicionin, në selinë e PD shkojnë Blushi, Haxhinasto dhe Mediu –

Në selinë e Partisë Demokratike janë duke u zhvilluar takime mes krerëve të selisë blu dhe aleatëve opozitarë, ku besohet se kanë nisur negociatat për koalicionin opozitar që do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një video shihet se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me ish-ministrin e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dalin nga mjeti i tyre për të hyrë në selinë e PD.

Bashkë me ta në zyrën e Sali Berishës ndodhet edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

#Negociata #për #koalicionin #në #selinë #shkojnë #Blushi #Haxhinasto #dhe #Mediu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button