Aktualitet

Sipas audios së regjistruar, prokurori nuk… –

GJKKO ka hedhur poshtë procesverbalin e publikuar nga Erion Veliaj, i cili tregon bisedën me tone të larta brenda gjykatës, ditën kur iu caktua masa e sigurimit “arrest në burg”.

Veliaj pretendoi se prokurori i çështjes Ols Dado i është drejtuar me gjuhë fyese, duke e quajtur ndyrësirë dhe e gjitha kjo në prezencë të gjyqtarit të çështjes, Erion Bani.

Në reagimin e saj, GJJKO thotë: … në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Në po të njëjtin dokument, Veliaj i ka thënë prokurorit se nuk e ka kërcënuar, por është në konflikt interesi. Sipas kryebashkiakut  gjuha e përdorur në gjykatë është kthim pas në kohën e komunizmit.

Erion Veliaj: Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket  xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorëm nga dera, nuk duhet toleruar më.

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt brenda zyrës së tij, nën dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv dhe pastrim parash në bashkëpunim. Organi i akuzës thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës së bashku me bashkëshorten e tij, e cila po ashtu është vënë nën hetim kanë përfituar fondet publike.

#Sipas #audios #së #regjistruar #prokurori #nuk
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button