Dramë në Paris, vajza amerikane lind në hotel, e hedh foshnjën nga dritarja –

Një e re amerikane ka lindur në një hotel në Paris dhe menjëherë ka hedhur foshnjën e saj të porsalindur nga dritarja.
Përpjekjet për shpëtimin e fëmijës ishin të kota, ndërsa gruaja u dërgua në spital dhe u arrestua nga policia.
“I porsalinduri u hodh nga dritarja e katit të dytë të një hoteli në orën 6 të mëngjesit”, tha zyra e prokurorit të Parisit.
Të alarmuar nga britmat, dëshmitarët ngritën alarmin, por i porsalinduri nuk mund të shpëtohej. E informuar për faktet, prokuroria e Parisit hapi menjëherë një hetim.
“Sapo ka filluar hetimi dhe rrethanat e sakta të kësaj drame nuk janë sqaruar ende. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një rast të mohimit të shtatzënisë”, tha një burim për gazetën pariziane.
Ndërkohë, sipas Paris-Match, e reja ishte në një udhëtim studentor në Evropë me studentë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara.
#Dramë #në #Paris #vajza #amerikane #lind #në #hotel #hedh #foshnjën #nga #dritarja
Java News