Aktualitet

Po tregon se nuk po rreshtohet me ngut me administratën e re amerikane –

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Europës të zgjohet lidhur me luftën e Ukrainës. Ai e ka konsideruar vizitën e krerëve të BE në Kiev si një show.

Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, analisti Mentor Nazarko, i cili ka thënë se qendrimi i Shqipërisë është linear në raport në atë të mëparshmit.

Sipas Nazarkos, Rama po tregon që nuk po rreshtohet me ngut që të duket deklarativisht si i sintonizuar 200% me administratën e re amerikane, por po paraqet vijimësi në politikën e tij të jashtme.

“Është një lloj presioni nga të dy krahët, te pjesa Ukrainase është më e zëshme dhe më e spikatur, kjo nuk do të thotë që po i ushtrohet presion Rusisë që të arrihet te paqja. Unë nuk shoh asnjë ndryshim në qendrimin e Shqipërisë, është një qendrim linear në raport në atë të mëparshmit dhe mund të shihet si një lloj demostrimi dinjiteti të Shqipërisë së vogël përballë këtij ndryshimi në SHBA.

Pra, Rama po tregon që nuk po rreshtohet me ngut që të duket deklarativisht si i sintonizuar 200% me administratën e re amerikane. Pra, po tregon vijimësi në politikën e tij të jashtme. Kjo nuk do të thotë që Rama nuk e ka këtë shqetësim”, tha Nazarko.

#tregon #nuk #rreshtohet #ngut #administratën #amerikane
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button