Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, del pas 15 minutash –

Ish-kreu i bashkisë Kavajë Elvis Roshi është paraqitur këtë të Hënë në SPAK, ku ka qëndruar vetëm 15 minuta. “Veprime të zakonshme, absolutisht asnjë akuzë”, ishte fjalia e vetme që tha ai për gazetarët.
Kujtojmë se vitin e shkuar, GJKKO urdhëroi SPAK të regjistrojë hetimet ndaj tij, i dyshuar në dhënien e disa tenderave në kohën që ishte drejtues bashkie. Ai dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelja e barazisë në tendera”. Hetimet janë nisur me bazë kallëzimin e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditi në Bashki në vitet 2013-2014.
Ndryshe nga herët e shkuara, ai është paraqitur sot bashkë me avokatin e tij, çka ngre dyshime se sot mund t’i jetë komunikuar ndonjë akuzë.
#Ishkryebashkiaku #Kavajës #paraqitet #në #SPAK #del #pas #minutash
Java News