Tech
Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Mengel.
Një 34-vjeçar që po drejtonte një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësor 79-vjeçar. I moshuari është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Aksident #vdekje #në #aksin #rrugor #ElbasanLibrazhd