Aktualitet
Aplikacioni Threads nis me kritika

Që nga lançimi javën e kaluar, Threads ka mbledhur mbi 70 milionë përdorues, me ekspertët që e quajnë atë një ‘kërcënim serioz’ për Twitter.
Ndërkohë që përdoruesit kanë shijuar njohjen me aplikacionin e ri, shumë prej tyre kanë pohuar se ai po e zbraz baterinë e tyre. Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në Twitter për të diskutuar këtë çështje, me një duke thënë: “Pra, a e keni vënë re që bateria e smartphone-it tuaj të shkarkohet pas instalimit të aplikacionit?”
Threads është një platformë bisedash e bazuar në tekst, e cila është e lidhur me Instagram, duke i lejuar përdoruesit të ndjekin llogaritë për të cilat tashmë janë të interesuar në platformë.
#Aplikacioni #Threads #nis #kritika
Lapsi