Sport

Trajneri Silvinjo & stafi teknik i Kombëtares ndjekin ndeshjen, Atalanta – Bologna, takohen me Berat Gjimshitin –

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Gewiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta – Bologna.

Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Gjithashtu, trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit.

#Trajneri #Silvinjo #stafi #teknik #Kombëtares #ndjekin #ndeshjen #Atalanta #Bologna #takohen #Berat #Gjimshitin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button