Do të zhvillohet në Shqipëri e Serbi, Kosova mëson kundërshtarët për Europianin e 21-vjeçarëve

Goglat e kanë vendosur Kosovën në një grup të vështirë për eliminatoret e Kampionatit Europian të 21 vjeçarëve 2027, i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe në Serbi.
Shpresat e Kosovës janë në grupin A me Spanjën, por edhe Rumania dhe Finlanda. Qipro dhe San Marino konsiderohen si kundërshtarë më të lehtë, ku Kosova do të kërkojë maksimumin.
Ekipet janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si mikpritëse.
Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura për fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe.
#të #zhvillohet #në #Shqipëri #Serbi #Kosova #mëson #kundërshtarët #për #Europianin #21vjeçarëve
Java News