Tech

Denoncimi publik i Gonxhes: Nëpër fshatra ka vëllezër policësh që nuk paguajnë taksat e makinave

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera.

Blendi Gonxhja drejtor i DPSHTRR, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, theksoi se në zonën e Saukut ka shumë persona që nuk paguajnë detyrimet duke përfituar nga një pozicion që mund të ketë një familjar.

Megjithatë ai theksoi se nuk do të tolerohet asnjë.

“Në zonën e Saukut kemi shumë qefli të mos-pagesave që janë o vëllezër o familjarë policësh. Këto i kemi të identifikuar. Na rezulton se një numër i madh i personave në zonat rurale, abuzojnë në emër të policisë së shtetit. Nuk do të kursehet asnjë. Do të jetë nga ndalimi i pagës dhe kërkesa e llogarisë”- tha ai.

/a.r

#Denoncimi #publik #Gonxhes #Nëpër #fshatra #vëllezër #policësh #që #nuk #paguajnë #taksat #makinave

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button