Aktualitet

Vijojnë shpërthimet në Mitrovicën e Veriut, ja çfarë thotë Policia e Kosovës

Në orët e para të së hënës ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës në Kosovë.

Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

“Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë një zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

/a.r

#Vijojnë #shpërthimet #në #Mitrovicën #Veriut #çfarë #thotë #Policia #Kosovës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button