Tech

Zbardhen përgjimet| “Ku ke pir ndonjëherë kështu ti e frate”, shpërndarësit e drogës flasin për drogë të pastër peruane në Elbasan

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore të operacionit  të koduar ‘Rrjeti’ që tregon se si u zbuluan 52 persona të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.

Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Nga transkriptimi i përgjimit ambiential personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet  se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

“K: O frate do marr i’çik tbardh dhe içik t’kuqe.

L- T’bardh dhe t’kuqe”.

“Është administruar akti i ekpertimit nr.4985 datë 07.06.2023,i cili konkludon se analiza me GC/Ms për materialin objekt ekpertimi tregoi për praninë e lëndës kokainë dhe pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.218 gramë”- thuhet më tej në dosjen hetimore.

Gjithashtu nga transkriptimi i përgjimit ambiential personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet  se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe cmimi që do paguhej. (ndër të tjera transkriptohet  K-Me sa do i lesh he, pot marr 3.

E-75 (shtatëdhjetë e pesë).

K-Sa duhet të maa unë qe ta ulësh

E- Fol me qorrin e burr).

Është administruar akti i ekpertimit nr.4978 datë 07.06.2023,i cili konkludon se analiza me GC/Ms për materialin objekt ekpertimi tregoi për praninë e lëndës kokainë dhe pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.355 gramë.

Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e?  Shtetasi Gravosh Berati I identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo I fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.  K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?  G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.  K: Po mir o la mir  G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari.  K: Del për bidon me I fjal.  G: I q* motrën mo lal.

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?

Shtetasi Aldo Gjeli I identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?

K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?

A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti.  K: Okey.

 

#Zbardhen #përgjimet #pir #ndonjëherë #kështu #frate #shpërndarësit #drogës #flasin #për #drogë #të #pastër #peruane #në #Elbasan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button