Beci i shtrëngon dorën dhe i merr Spahisë çelësat e bashkisë

E pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën.
Si dy shkodranë shtrënguan duart dhe patën një bisedë të vogël kortezie.
“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” shkruan Beci në një postim në facebook.
Në mbledhjen e paradites së konstituimit të keshillit të bashkise morën pjesë dy ministret Elisa Spiropali dhe Edona Bilali si dhe deputeti Agron Cela se bashku me prefekten Majlinda Angoni.
Kryetari i këshillit Bashkiak Oltion Luli u zgjodh kryetar i këshillit me 30 vota ndërkohë që zv/Kryetare janë zgjedhur dy zonja, përkatësisht Valjeta Bajraktari e Bashkë Fitojmë dhe Violeta Perndareca e PSD-së.