Sport

Guardiola i thotë lamtumirë Sitit, merr drejtimin e kombëtares Angleze?

Pista që çon Pep Guardiolën te kombëtarja angleze e “Tre Luanëve” është më e afërt se kurrë.

Çdo ditë që kalon e më tepër shtohen zërat nga tabloidët britanikë që japin arsye bindëse se përse tekniku spanjoll i Mançester Sitit pas 9 sezonesh te “Qytetarët”, do të vendosë të ndryshojë të ardhmen e tij e të kalojë në drejtimin e kombëtares angleze.

Një tjetër arsye sipas mediave është fakti se edhe një prej dirigjentëve të Sitit, Begiristain, që njihet si një prej personave të besuar të spanjollit, ka njoftuar se në përfundim të sezonit do të largohet nga kampionët e Anglisë.

Kjo gjë mund ta shtyjë akoma e më shumë Guardiolën për t’u larguar nga Siti e për të provuar një aventurë goxha sfiduese, siç është ajo për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Sipas “The Sun” zëvendësuesi i Begiristain tek Siti do të jetë Hugo Viana, aktualisht mbulon rolin e drejtorit sportiv të klubit kampion portugez të Sportingut të Lisbonës, me tabloidin britanik që thekson se me ardhjen e portugezit, me shumë gjasa pasuesi i Guardiolës në stolin e “Qytetarëve” do të jetë tekniku aktual i Sportingut, Ruben Amorim, i cili drejton prej disa vitesh ekipin nga Lisbona.

#Guardiola #thotë #lamtumirë #Sitit #merr #drejtimin #kombëtares #Angleze
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button