Aktualitet

SPAK e la në burg, Gjykata e Vlorës i njeh mandatin Fredi Belerit në krye të Bashkisë Himarë, kryebashkiaku i zgjedhur kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Edhe pse Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka lanë në burg, Gjykata Vlorës ka dhënë vendim për vërtetimin e mandatit të Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi mban datën 13 qershor 2023  dhe është firmosur nga gjyqtarja Herila Çela. Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Beleri për mandatin e ri. Po tani çfarë pritet të ndodhë? Sipas ligjit të qeverisjes vendore kryetari i bashkisë bën betimin para këshillit bashkiak por rasti i Fredi Belerit i cili u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit është i veçantë.  Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor dhe do të pritet si do të veprohet. Nëse detyrimi ligjor i betimit nuk realizohet brenda 6 muajsh atëherë mandati i tij shuhet. Ndërkohë Beleri, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” prej 12 majit 2023, ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kërkojnë një masë më të butë sigurie. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa. Ndërkohë në datën 16 qershor Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve. Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button