Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Llogaritë e Malltezit të bllokuara, Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës –

Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.

Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan.

Ky vendim i gjykatës Kushtetuese do të thotë se mbeten në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta dhe për rrjedhim pasuritë mbahen nën sekuestro preventive për llogari të SPAK.

Aprovimin për sekuestron që ndalon tjetërsimin e tyre, SPAK e mori dy vjet më parë, fillimisht nga dy Gjykata të Posaçme. Në fund në prillit 2024 e tha fjalën e saj edhe Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish kryeministrit Berisha.

Jamarbër Malltezit, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë jo edhe mbi kërkesën që të shpallej si e papajtueshme masa e arrestit shtëpiak.

Në tetor 2024, SPAK i ka dorëzuar gjykatës Antikorrupsion tetë të akuzuar, midis tyre ish kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin që dyshohen se u korruptuan nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Tre nga të pandehurit janë shoqëri tregtare përmes të cilave dyshohet se u pastruan paratë. SPAK thotë në dosjen e pagëzuar “Partizani” sipas emrit të klubit shumë sportësh, se ish kryeministri ka kryer veprime aktive për miratim ligjesh me qëllim privatizimin e tyre sipas nevojave të pesë familjeve pronare tek të cilat përfshihet edhe Malltezi.

Prej pesë muajsh procesi po shqyrtohet ne fazën paraprake gjatë të cilës të pandehurit kanë kundërshtuar gjetjet e SPAK. Seanca e radhës do të jetë në 4 prill ku dhe pritet të vendoset nëse do kalojë apo jo “Partizani” në gjykim themeli.

#Dosja #Partizani #Llogaritë #Malltezit #të #bllokuara #Gjykata #Kushtetuese #nuk #ndryshon #masën #për #dhëndrin #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button