Sport

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë – JavaNews.al

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Tekniku i Chelsea, Maresca ka dhënë njoftimin, në një intervistë.

“Cole Palmer nuk do të luajë për Anglinë, ai është i dëmtuar. I nevojiten teste mjekësore. Janë të planifikuara për të hënën”, tha Maresca.

Sulmuesi ka luajtur 11 ndeshje me Anglinë dhe ka shënuar 2 gola. Më herët, ai është aktivizuar për ekipet zinxhirë të “3 luanëve”.

#Dëmtohet #sulmuesi #Anglisë #mungon #në #ndeshjen #ndaj #Shqipërisë #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button