Durrës – Policia Rrugore kontrolle të vazhdueshme

Në zbatim të planit të masave, të hartuar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit turistik, janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve:
Gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 1 shtetas për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
129 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
14 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
48 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
14 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.