Sport

“Juve merda”! As koreografia ofenduese nuk i shkund lojtarët e Juventusit, Fiorentina i mund pastër

Juventusi ka humbur vendin e katërt në renditje. Bardhezinjtë vijojnë krizën e tyre të rezultateve. Këtë herë nuk i ka bërë të reagojë as koreografia fyese ultrasve të Fiorentinës. Tifozët e skuadrës vjollcë kanë ndërtuar një koreografi në stadium kur formohej fraza: “Juve merda”.

Por nëse pritej që kjo të shërbente si një shkundje për lojtarët e Juventusit, e kundërta ndodhi. Bardhezinjtë u mposhtën lehtësisht me shifrat 3-0. Gosensi (15’), Mandragora (18’) dhe Gudmundsoni (53’) i dhënë 2 pikët Fiorentinës mbrëmjen e sotme. Një humbje që dhemb shumë për tifozët e Juventusit./Sport Ekspres/

#Juve #merda #koreografia #ofenduese #nuk #shkund #lojtarët #Juventusit #Fiorentina #mund #pastër
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button