Aktualitet

Vasili sulmon Ramën: U shfaq si korbi i zi kur paralajmëroi sanksione ndaj Kosovës, do ta sabotojë çështjen e saj, ka dhënë borxh fytyrën e tij te Vuçiç

N/kryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili sulmoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për qëndrimin kontrovers që po mban ndaj krizës Kosovë-Serbi. Në studion e “Panorama TV”, Vasili shtoi se Rama e anuloi mbledhjen e djeshme mes qeverisë tonë dhe të Kosovës duke luajtur një skenar të shëmtuar të përçarjes së vendit. Ai theksoi se Rama u shfaq si korb i zi dje në Kryeministri, pasi paralajmëroi se ndaj Kosovës mund të vendosen sanksione BE dhe SHBA për të mos zgjidhur sipas versionit të tyre konfliktin diplomatik me Serbinë. “Rama ka marrë përsipër të sabotojë çështjen e Kosovës, Rama është në funksion të shitjes së Shqipërisë dhe Kosovës. Ky veprim mund të bëhej vetëm nga një njeri që i shërben Serbisë. Rama nuk do asnjë në Kosovë, do vetëm ata që janë të gatshëm ta ndajnë Kosovën. Për shkak se është kryeministri i Shqipërisë, duhet të kishte shkuar dhe të jepte shembull, që nuk na ndan asgjë. U shfaq si korb i zi dhe fliste për sanksione”, tha fillimisht Vasili. Më tej, ai shtoi se beson se skenari për të goditur kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij është hartuar në Serbi, nga aleati i Ramës, Vuçiç. Për draftin e zgjidhjes së mosmarrëveshje Kosovë-Serbi, për të cilin Rama tha se nuk ia ka treguar homologut të tij Kurti, Vasili nënvizoi se kryeministri shqiptar nuk është negociator, por ka pranuar të përdoret nga Vuçiç. “Rama vepron një bazë të një skenari të hartuar në Beograd. Ky nuk është negociator, çfarë pune ka me draftin?! Ky thjesht e vetëm jep fytyrën borxh, e komandojnë të tjerët. Bëri draft dhe pa e konsultuar me Kosovën e bëre fakt të kryer, tani kërkon takim kokë me kokë me Kurtin. Të gjitha këto janë poshtërsi. Një që është i pastër nuk ka gjë për të fshehur, do gjente fillimisht Albin Kurtin, do mobilizonte mazhorancë e opozitë atje e këtu. Vuçiç kërkon të fitojë kohë dhe të mosnjohë Kosovë”, përfundoi fjalën e tij në “Panorama TV”, n/kryetari i PL, Petrit Vasili.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button