Sport
17-vjeçari shqiptar ftohet për herë të parë me ekipin A, Patrik Viera e thërret për ndeshjen e Serisë A

Xhenoa do të përballet sot me Leçen në Serinë A, duke nisur nga ora 20:45. Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ndërsa në listën e të ftuarve vërehet edhe emri i Joi Nuredinit. Lojtari 17-vjeçar është thërritur nga Patrik Viera për përballjen e sotmë në javën e 29 të kampionatit.
Futbollisti shqiptar do të jetë në stol kundër Leçes, çka është një arritje më vete për të në karrierë. Kjo pasi është hera e parë që Nuredini i bashkohet ekipit A. Një shenjë besimi dhe vlerësimi nga klubi i Xhenoas për talentin shqiptar./Sport Ekspres/
#17vjeçari #shqiptar #ftohet #për #herë #të #parë #ekipin #Patrik #Viera #thërret #për #ndeshjen #Serisë
SportExpress