Aktualitet

Zbulohet e shkuara e errët e Vangjush Dakos, ish kryebashkiaku kishte paditur kompaninë

Ish kryebashkiaku Dako ndodhet pas hekurave edhe për një tjetër episode, sërish për akuzën “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për abuzime me tenderin “për projektim zbatim për promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga Brryli deri tek Currilat”. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të ish kreut të Pd-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. Të dyja kallëzimet janë bashkuar në një të vetëm.

“Është njeri që është përfolur për shumë problematika që lidhen me zgjedhjet, apo adminsitrimin e bashkisë, dhe në këtë moment kur kemi pasur dhe non grata të SHBA në 2019, që lidhet me korrupsion të lartë, arrestohet për një vepër minore në këndvështirmin tim, apo episode që lidhen me kate pa leje apo tender që është gabuar në vlerë”, u shpreh avokati Redi Ramaj.

 “Kjo është një situatë e rëndë, nga më të rëndat juridike që mund të ketë patur historia e një shteti. Pse e them këtë? Sepse populli shqiptar, publiku duhet të kuptojë sa i pasigurt juridikisht është. Arrestohesh kot fare. Se ka treguar dikush një përrallë. Po provo një rrugë tjetër një herë”, u shpreh ish- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ky kallëzim ka të bëjë me një tender të zhvilluar në vitin 2013. Pretendohet se vlera e këtij tenderi është rritur në mënyrë fiktive deri në 10 herë më shumë se sa fondi limit, i parashikuar me vendimin e qeverisë.

Më konkretisht tenderi është fituar nga kompania “Spahera” me një vlerë prej 21 milionë lekë, kur duhet të ishte vetëm 2.2 mln lekë. Pra është llogaritur me një diferencë prej 18 mln lekësh më shumë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button