Aktualitet

Plagosja e futbollistit në Vlorë, identifikohet autori! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor –

Një 21-vjeçar është autori që dyshohet se plagosi me thikë futbollistin e Flamurtarit, Sodiq Atanda.

Sipas policisë, i riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që vijon të jetë në arrati.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, në Vlorë. Sipas bluve, mes tyre ka pasur një konflikt çasti për motive të dobëta.

Futbollisti me shtetësi nigeriane ka mbetur i dëmtuar në dorë dhe pas marrjes së mjekimit në spital, është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

#Plagosja #futbollistit #në #Vlorë #identifikohet #autori #Dyshohet #vuan #nga #probleme #të #shëndetit #mendor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button