Aktualitet

Shumicën e kandidatëve nuk i njoh –

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar në emisionin “Log” të News 24 listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme. Ajo shprehu mosnjohjen e shumë prej emrave në listën e PS-së, duke theksuar se një pjesë e madhe e kandidatëve ishin të panjohur për të.

Tabaku e cilësoi deputetin Erion Braçe si një “deputet 24 karat”, ndërsa shprehu shqetësimin se 80 përqind e listës së PS-së ishte e panjohur për të.

Ajo shtoi se lista e mbyllur në Tiranë ishte “e përmbysur”, pa prezencën e individëve me peshë dhe kontribute të dukshme. Tabaku e vlerësoi Partinë Socialiste si të degraduar gjatë kohëve të fundit.

Jorida Tabaku: Nuk njihja një pjesë të emrave në listën e PS-së. Erion Braçe prsh është një deputet 24 karat, që jeton me parlamentarizmin. Në tërësi, 80 përqind të listës së PS-së nuk e njihja.

Lista e mbyllur në Tiranë është e përmbysur. Nga pikëpamja e peshës dhe e kontributeve nuk pashë dikënd aty, siç kisha pakënaqësi unë. Për mua, PS ka kohë që ka degraduar.

#Shumicën #kandidatëve #nuk #njoh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button