Aktualitet

Sot në Kushtetuese koncesioni për Butrintin, deputetja e njohur nxjerr zbuluar 13 shkeljet e projektit

Në Gjykatën Kushtetuese pritet që të mbahet sot seanca në lidhje me koncesionin e dhënë për administrimin e parkut kombëtar të Butrintit. Kjo cështje u dërgua në Kushtetuese nga një grup i deputetëve të opozitës.

Gjatë fjalës së saj para nisjes së seancës, deputetja Ina Zhupa tha se uronte që në seancën gjyqësore të jetë prezente edhe ministrja Elva Margariti për të mbrojtur koncesionin e saj.

Zhupa tha se Margariti është edhe vetë anëtare e bordit të këtij koncesioni, duke shtuar se janë plotë 13 shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare nga ky koncesion.

“Me kolegun Edmond Spaho do të paraqesim në emër të 36 deputetëve padinë për ceshtjen e Butrintit. Uroj që të jenë të gjitha palët prezente, uroj të jetë prezente ministrja Elva Margariti dhe ta mbrojë koncesionin e saj në të cilin është bërë edhe anëtare bordi, uroj të jetë prezent edhe kryetari i bordit, Riçard Hoxhisi, për të argumentuar se si Butrinti është grek, sesi Shqipëria është një krijim i fuqive të mëdha dhe nuk duhet të ekzistonte.

Janë plot 13 shkelje të Kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare që janë shkelur me këtë koncesion. Sot nisim me besim se GJK do të qëndrojë në mbrojtje të interesit kombëtar.

E para që i ndodh Butrintit nëse GJK nuk vepron, ndërtohet në Butrint, që është një zonë e mbrojtur. Ajo që ndodh në Butrint është se çdo gjetje do të interpretohet nga ky grup dhe të ngatërrojnë historinë me tezat greke. Butrinti i hiqet nga kompetencat gjithë organeve të shtetit”, u shpreh Zhupa.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button