Pas luftës në Ukrainë, të normalizojmë raportet me Rusinë –

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte bëri thirrje për SHBA-në dhe Evropën që të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë pas të përfundimit të luftës në Ukrainë, në një intervistë për mediat amerikane.
“Është normale, nëse lufta ndalet që Evropa në një farë mënyre, hap pas hapi, por edhe për SHBA hap pas hapi, të rivendosë marrëdhëniet me Rusinë ”, tha Rutte.
Në një pikë tjetër, ai theksoi se NATO nuk do të marrë pjesë “në sigurimin e një armëpushimi në Ukrainë.
“Unë mendoj se do të jetë e vështirë për NATO-n të përfshihet në këtë, por NATO ndoshta do të ketë një rol këshillues,” tha Rutte, duke iu referuar aleancës që Britania dhe Franca po “ndërtojnë” për të dërguar trupa në territorin ukrainas.
Në të njëjtën kohë, Rutte theksoi se garancitë e sigurisë për Kievin mund të diskutohen vetëm pasi të arrihet një armëpushim.
“Po, unë jam optimist, dhe shpresoj se mund të ndodhë edhe më shpejt se sa pritej,” tha ai për negociatat në vazhdim midis SHBA, Rusisë dhe Ukrainës.
Rutte foli edhe për shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, duke thënë se do të jenë “dukshëm më shumë se 2%” dhe se Aleanca duhet kolektivisht të sigurojë mbrojtjen.
Bashkimi Evropian rinovoi sot për gjashtë muaj sanksionet individuale që vendos kundër mijëra rusëve të akuzuar për nxitjen e makinës së luftës së Moskës kundër Ukrainës, pas diskutimeve intensive me Budapestin e cila kundërshtoi zgjatjen e tyre.
Këto sanksione kundër Rusisë duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj njëzëri nga 27 shtetet anëtare dhe Hungaria kishte kërkuar heqjen e disa emrave nga lista, sipas diplomatëve.
#Pas #luftës #në #Ukrainë #të #normalizojmë #raportet #Rusinë
Java News