Matura shtetërore 2023, del teza e Matematikës 20 minuta pas fillimit të provimit!

Maturantët do t’i nënshtrohet sot testit të tretë të Maturës Shtetërore.Janë 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 provimin e Matematikës, test ky, i cili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.Gjimnazistët u mbetën dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje.
Rreth 20 minuta pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës, është publikuar sërish njëri prej varienteve të tezës.
E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atij të letërsisë, të cilat u publikuan nga faqa në facebook, ‘Studentët Denoncojnë’.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.