Aktualitet

8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë zgjatje mandati për krerët e degëve! Zgjedhjet për Kryetar, Bardhi: Pa u mbledhur Këshilli Kombëtar s’mund të ketë zgjedhje

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike (asaj të vulës), ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e PD. • Konfliktit me mbështetësit e Lulzim Bashës dhe ftesës për bashkëpunim nga kryedemokrati Sali Berisha, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD. • Takimi u zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit. • Të pranishëm në mbledhje ishin: Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, të gjithë ata që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. • Pas takimit, Bardhi tha për gazetarët se do të jepte “firmën” e tij për të hapur rrugën për zgjedhjet e reja për kryetar në PD. Por pati kritika për zhvillime të tjera. • Ai theksoi se Komisioni Zgjedhor për këtë proces, duhet emëruar dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar. Sipas tij, nëse ky organ nuk mund të mblidhet, nuk mund të ketë as zgjedhje për kryetarin. • Po sot, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. • Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba. • Për këta të fundit, Gazment Bardhi tha se kërkojnë të marrin kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, e gjithashtu theksoi se nuk do të lejonte askënd që të shkelte Statutin e PD-së. • Deri më tani nuk ka një kundërpërgjigje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button