Basha takim me gratë dhe vajzat në Tiranë: Shpëtimi i Shqipërisë është PD-ja, do rikthehem por jo me platformë
Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një takim sot me gratë në Tiranë. • Takimi është mbajtur pasditen e sotme, ndërkohë që temë diskutimi ishte politika dhe situata politike në vend. • Basha gjatë fjalës së tij ka thekuar se shpëtimi i Shqipërisë është vetëm PD-ja, që sipas tij do të mirën e shqiptarëve dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët më të mëdhënj tanët, SHBA-në dhe Anglinë. • Po ashtu Basha ka sulmuar edhe kryetarin e PD-së Sali berisha dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se sa herë që ka kërkuar debat politikë, ata e kanë sulmuar.
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se as Edi Rama dhe as Sali Berisha nuk dëshirojnë debat publikë. Gjatë një takimi me gratë në Tiranë, Basha u shpreh se në momentin e parë që kërkohet debat publikë, të dy ata nisin sulme. Po ashtu Basha ka theksuar se paratë në vendin tonë ndahen nga pushtetarët me një indeks korrupsioni që po vjen dhe po zmadhohet.
“Padiskutim që kjo periudhë reflektimi më ka dhënë mundësi që të rivlerësoj gjërat. Kam një pendesë për rolin tim me përgjegjësinë që kam patur për mbylljen e një syri, për të akomoduar atë që duket më e lehtë politikisht sesa atë që meritojnë shqiptarët. Thelbi i propozimit tim është që të mos e lëmë këtë proces që… Ajo që na dëshpëron në raste të tilla, është që aty ku ka pritshmëritë më të larta nuk duhet të zhgënjejmë. Politika është arti i kompromisit. Por nëse kompromisi bëhet në kurriz të qytetarëve nuk është më kompromis, por korruspion. Na lind nevoja të ndërtojmë brenda PD-së, brenda PD që është e qartë kundër korrupsionit dhe në partneritet me SHBA dhe BE. Duket se këto kohë po lulëzon një kundërshti ndaj SHBA dhe Britanisë, nën petkun e Sovranitetit. Lideri global e ka këtë veti. Është një modë kjo, moda e sovranitetit. Nuk del njeri të thotë që pa antarësimin në NATO ky vend nuk ka instrumentat e nevojshme për të mbrojtur veten për 24 orë. Fqinjët disa prej tyre me qëllime jo të mira, me armatime, ndërsa ne themi hajde se jemi në NATO dhe paratë i shpensojmë për tendera rrugësh 2-3 fish. Paratë i ndajnë pushtetarët me një indeks korrupsioni që ka ardhur duke u zmadhuar nga viti në vit.
Ti ruhemi atyre që nuk kanë skrupuj, që na tregojnë se nuk janë njerëz si ne, vijnë me premtime për gjithçka bazuar në personalitetin e tyre dhe pastaj marrin gjithçka dhe e përdorin për veten e tyre. Çfarë debatohet sot në Shqipëri? Asgjë. Këto të treja nuk do i ndaj, Listat e Hapura, Vettingun e politikanëve dhe kufizimin e mandatit. Nuk do të harrojmë edhe hapjen e dosjeve. Askujt që të mbahet i atyre që e mbajnë peng për shkak të së kaluarës. Kush është kundër le të gjykohet me votën e popullit një orë e më parë. Çështjet e procesit të zgjedhjeve brenda partisë nuk kanë lidhje me çfarë flasim këtu. Ata do të bëjnë detyrat e veta si institucione të partisë. Demokratët do i ndjekin. Por nuk mund ta rikthej edhe njëherë pendesën dhe ndjesën e thellë për defiçitin moral dhe politik që PD ka shkaktuar me veprimet dhe mosveprimet e saj ndaj të përndjekurve dhe pronarëve. Është e pafalshme që partia që ka trashëguar personin juridik të partisë së regjimit të diktaturës, të na tundë para fytyrës akte dhe vendime të Këshillit të Ministrave që nuk i mori PD për arsyet e veta dhe ata që kanë qenë në ballë të persekucionit të na hiqen si mecenat e të përndjekurve politikë. Ndjesa nuk mjafton. Në 2021 ne kemi bërë së bashki me të gjitha shoqatat e të përndjekurve një program që njeh borxhin moral të PD-së si institucion ndaj tyre. Disa aspekte të këtij program mund të kenë nevojë për rishikim sepse nuk është një punë që e bëjmë 2 muaj para zgjedhjeve të ardhshme. Në 14 maj bënin krahasime se kush është më i keq nga ne të dy. Do rrij unë se këta 2 të tjerët janë më të këqij. Të zgjedhësh mes dy të këqijave. Sa herë kërkon ta rrisësh debatin publik, ata nisin sulmet. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë edhe tavën me xhelozi me njëri-tjetrin”, u shpreh Basha.