Sport
Messi ‘pret në besë’ Barcelonën, sulmuesi zgjedh skuadrën e re

Lionel Messi do bashkohet me skuadrës amerikane Inter Miami pas largimit të tij nga kampionët e Francës Paris St-Germain, njofton L’Equipe. Ish-lojtari i Barcelonës ka refuzuar një ofertë më fitimprurëse nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal. Marrëveshja me Inter Miamin përfshin bashkëpunim nga marka si Adidas dhe Apple.
35 vjeçari fitoi çmimin “Topi i Artë” shtatë herë dhe pritet ta fitojë edhe këtë vit pas suksesit në Kupën e Botës. Duket se “Pleshti” ka njoftuar Barcelonën për vendimin e tij, me fansat në Katalonjë që janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi.