Brenda 2030, energjinë do ta prodhojmë 100% vetë! Edhe lufta po të plasë… –

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 të Tiranës.
Teksa foli për ndryshimet e bëra gjatë qeverisjes socialiste, Rama u ndal te energjia.
“Kur erdhëm ne në qeveri një dekadë më parë, në rrugë nuk flisje dot se nuk dëgjoheshe nga zhurma e gjeneratorit. 10% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, për herë të parë kemi një ulje të përgjithshme të energjisë. E ulëm, sepse kemi ndryshuar komplet qasjen dhe përmbajtjen e sektorit. Ndërkohë, janë disa që thonë s’ju vjen turp, Shqipërisë ia ka dhënë Zoti dritat. Akoma s’e kanë marrë vesh që dritat s’ti jep Zoti, ia jep OSHEE”.
Ai shprehu ambicien se brenda kësaj dekade, Shqipëria do ta prodhojë vetë energjinë që i duhet dhe nuk do të importojë. Përkundrazi, tha ai, edhe do të shesim jashtë.
“Falë marrëveshjes së arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe, brenda 2030 energjinë do të prodhojmë të gjithë vetë. Nga 0 që e kemi gjetur, energjia diellore do shkojë mbi 30%. Edhe lufta po të plasë, nuk do të na ndikojë, s’e do e kemi tonën luftën, madje do eksportojmë”.
#Brenda #energjinë #prodhojmë #vetë #Edhe #lufta #të #plasë
Java News