Është rritur edhe në aspektin që na duhet te Shqipëria, vlerësimi për Kristjan Asllanin kundër Lacios –

Kristjan Asllani e nisi si titullar takimin mes Interit dhe Lacios, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit fituan në shifrat 2-0, ndërsa do të kalojnë në turin tjetër ku do të përballen në derbin me Milanin. Për shkak të kartonit të verdhë të marrë në mbrëmjen e djeshme, Asllani do të humbas ndeshjen e parë kundër kuqezinjëve, por do të jetë gati në të dytën.
Sa i përket takimit të djeshëm, shqiptari iu afrua golit në minutën e fundit të pjesës së parë teksa goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Ai është vlerësuar me notën 6.5, ndërsa në mediat italiane theksohet se Asllani është përmirësuar shumë në mbylljen e hapësirave në mbrojtje, pjesën e tij më të dobët. /Sport Ekspres/
#Është #rritur #edhe #në #aspektin #që #duhet #Shqipëria #vlerësimi #për #Kristjan #Asllanin #kundër #Lacios
SportExpress