Noc Rrokun në 11 maj! Ne e mbajmë drejtësinë larg duarve të kënetës –

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se suksesi i reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit është rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste, duke hedhur poshtë pretendimet se këto zhvillime ndodhën vetëm për shkak të presionit amerikan.
Gjatë një takimi me asambletë socialiste të Tiranës, Rama theksoi se Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e angazhuar në këtë betejë. “Nëse ka një arsye që ne duhet të jemi krenarë, është lufta kundër korrupsionit. Kjo nuk do të ndodhte nëse PS nuk do të ishte e vendosur,” tha ai.
Ai ironizoi edhe deklaratat e opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit “bufi i kënetës.”
“Për herë të parë që nga viti 1991 nuk ka më deklarata nga ambasada e SHBA për reformën në drejtësi. Kush e mban tani SPAK-un dhe GJKKO-në larg duarve të bufit? E dëgjuat që tha do e shkrijë SPAK-un? Noc rrokun në 11 maj,” u shpreh Rama.
#Noc #Rrokun #në #maj #mbajmë #drejtësinë #larg #duarve #të #kënetës
Java News