Sport
U zgjova në mëngjes dhe e dija që do të bëja gol –

Alexander Sorloth i pëlqen të shënojë gol kundër Barcelonës dhe e ka bërë këtë jo pak herë, por katër herë në transfertë me tre ekipe të ndryshme, me Sociedad, Vilareal dhe Atletiko Madrid. Ai shënoi golin e barazimit të çmendur dje 4-4.
Menjëherë pas atij goli të shënuar, Sorloth u shpreh se e kishte ndjesinë që në fillimin e ditës. “Është një ndjesi e madhe të luash kundër Barcelonës. Është ndeshja e katërt apo e pestë në të cilën unë shënojë jashtë kundër Barcelonës. Kur u zgjova sot në mëngjes, e dija që do të shënoja edhe këtë herë ndaj Barcelonës”, tha Sorloth. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#zgjova #në #mëngjes #dhe #dija #që #të #bëja #gol
SportExpress