Revolucion në verë, Igli Tare në listën e Milanit – JavaNews.al

Te Milani po përgatiten për një revolucion në merkaton e verës. Rezultatet e këtij sezoni, nuk kanë lënë shije të mirë te drejtuesit.
Investimet e bëra me afrime të rëndësishme, nuk janë reflektuar në fushë dhe për këtë arsye priten ndryshime të shumta në verë. Qëllimi i parë është zgjedhja e një drejtori sportiv.
Emrat në listë janë të shumtë, teksa ndër ta bën pjesë edhe Igli Tare. Shqiptari është pushim nga viti 2023, kur u largua nga Lazio.
Megjithatë puna e shkëlqyer e bërë të klubi kryeqytetas si drejtor sportiv, ka bërë që Tare të synohet nga Milani.
Në listë janë edhe emra të tjerë të njohur si Fabio Paratici, Andrea Berta dhe Francois Modesto.
Të eliminuar nga Liga e Kampioneve, kuqezinjtë fokusin tani e kanë vetëm në kampionat dhe në Kupën e Italisë.
Nëse nuk arrijnë të renditen në fund mes katër të parave në Serinë A, te Milani do të largojnë trajnerin Sergio Conceicao.
#Revolucion #në #verë #Igli #Tare #në #listën #Milanit #JavaNews.al
Java News