VIDEO/ 4 gola të shënuar dhe asnjë fitues në “klasiken” mes Vllaznisë dhe Tiranës, një supergol i Balajt i mohon fitoren bardhebluve –

Nuk ka fitues në klasiken e futbollit shqiptar. Vllaznia dhe Tirana janë larguar me nga një pikë nga “Loro Boriçi”, teksa ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-2. Të parët që kaluan në epërsi ishin bardheblutë, të cilët shënuan në minutën e 22-të me anë të Validit. Ndërkohë në minutën e 55 të pjesës së dytë ndeshja u kthye sërish në baraspeshë. Bekim Balaj mori përsipër gjuajtjen e një 11 metërshi dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Tirana u kundërpërgjigj në minutën e 75 me anë të Ismajlit, por festa zgjati vetëm 3 minuta. Bekim Balaj shënoi një super gol nga goditja e dënimit, duke i dhënë kështu një pikë Vllaznisë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme të futbollit shqiptar./Halit Delibashi-SportEkspres/
#VIDEO #gola #të #shënuar #dhe #asnjë #fitues #në #klasiken #mes #Vllaznisë #dhe #Tiranës #një #supergol #Balajt #mohon #fitoren #bardhebluve
SportExpress