Sport
Ardian Ismajli i udhëhoqi me shiritin e kapitenit në krahë, Empoli mposht Romën në transfertë –

Empoli ka marrë sot një fitore mjat të rëndësishme në Serinë A. Skuadra toskane ka mposhtur me rezultatin 1-2 Romën e Daniele De Rosit. Giasi shënoi golin e parë në minutën e 45 të takimit, ndërsa në të 61-tën ishte Kolombo ai që dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.
Shomurodovi ngushtoi diferencat në minutën e 80, por pa mundur të shmangë humbjen e Romës. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Ardian Ismajli, që sot mori një shpërblim nga klubi për punën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e udhëhoqi skuadrën me shiritin e kapitenit në krahë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Ardian #Ismajli #udhëhoqi #shiritin #kapitenit #në #krahë #Empoli #mposht #Romën #në #transfertë
SportExpress