Sport

Uzuni drejt bashkimit me Balliun në La Liga? Granada refuzon 4 milionë euro

Nuk mjaftojnë katër milionë euro për të bërë që Myrto Uzuni të luajë sezonin e ri në La Liga-n spanjolle. Ekipi i Granadës ka refuzuar një ofertë të tillë nga klubi i Rayo Vallecano, që ka tentuar të bëjë anësorin kuqezi shok skuadre me Ivan Balliun.

Sulmuesi 29-vjeçar përkohësisht mbetet i Granadës, ku në miqësoret para nisjes së sezonit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por lamtumira e tij nga ekipi andaluzian mund te jetë e afërt.

Vallecano mund të tentojë sërish duke rritur ofertën për Uzunin pasi kërkon të forcojë repartin e avancuar dhe e ka bërë beratasin objektivin kryesor.

Uzuni e ka dëshmuar sakaq veten si lojtar kyç për Granadën në sezonet e fundit, duke shkëlqyer si në Segunda ashtu edhe në Primera División.

Në sezonin 2022/2023, ndikimi i tij ishte thelbësor, me 23 gola që ndihmuan skuadrën në arritjen e promovimit në elitën e futbollit spanjoll.

Pavarësisht rënies së skuadrës sërish në Segunda Division, shqiptari bëri një paraqitje të fortë duke shënuar 11 gola në La Liga.

/a.r

#Uzuni #drejt #bashkimit #Balliun #në #Liga #Granada #refuzon #milionë #euro
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button