Aktualitet

Tensionet në veri të Kosovës, Rusia fajëson BE-në dhe SHBA-në

Mes reagime për tensionet në Veri të Kosovës është dhe ai i Moskës zyrtare.

Rusia lëshoi akuza në drejtim të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim, sipas Reuters.

“Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke shtuar se qortimet e Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button