Sport

“8 vjet i shkatërrove, tani kujdesu vetë”: Dhurata e çuditshme e kopshtarëve të Anfield Road për Milner

Milner do t’i thotë lamtumirë Liverpool në fund të këtij sezoni dhe punoenjësit që kujdesen për fushën e Anfield Road kanë dashur t’i bënin atij një dhuratë sa të veçantë aq edhe të çuditshme. Pas 8 vitesh të kaluar në brigjet e lumit Mersey, në krahun e Reds, Milner përshëndet Liverpool si një flamur i klubit. Mesfushori, anësori apo mbrojtësi i krahut anglez e mbyll karrierën me 323 ndeshje dhe 26 gola.

Përveç tij, Anfield do të përshëndesin edhe flamuj të tjerë të klubit si Roberto Firmino dhe Oxlade-Chamberlein. Për ish-lojtarin anglez të City, tashmë parashikohet një transferim te Brighton, që do t’i mundësonte të vazhdonte karrierën e tij të pabesueshme në Premier League. Milner ka veshur më parë, përveç asaj të Liverpool, edhe fanellat e Manchester City, Leeds, Aston Villa dhe Newcastle.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button