Aktualitet

Nuk kemi stok çështjesh jashtë afateve –

Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tregoi sot raportin e institucionit për vitin 2024. Detajet u ndanë në një konferencë për shtyp.

Zaçaj e cilësoi vitin 2024 ishte një vit dinamik për Gjykatën Kushtetuese. Koha mesatare që merr një çështje është 8 muaj.

Më tej, u shpreh se gjykata nuk ka stok çështjesh jashtë afateve dhe se pavarësisht ngarkesës, janë shqyrtuar çështjet.

Zaçcaj theksoi se sa u përket kontrolleve të funksionit të Kuvendit, u gjetën në disa shkelje për ngritjen dhe funksionimin e komisioneve parlamentare.

Zaçaj shtoi se është bërë përpjekje për përmbushjen e kushteve për punën e gjykatës.

“Nuk kemi stok çështjesh jashtë afateve. Pavarësisht ngarkesës, janë shqyrtuar çështjet. Kontrolli u bë në abstrakt i rregullores së Kuvendit. Vendoset në balancë parimi i demokracisë parlamentare. U gjetën disa shkelje për ngritjen dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. U gjetën shkelje në detyrimet e Kuvendit për leje nga thirrjet në gjykata. Ka bërë përpjekje për përmbushjen e kushteve për punën e gjykatës”,– tha Zaçaj.

#Nuk #kemi #stok #çështjesh #jashtë #afateve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button