Aktualitet
Dhunuan një shtetas, arrestohet 28-vjeçari dhe shpallet në kërkim xhaxhai i tij

Një 28-vjeçar është arrestuar dhe xhaxhai i tij është shpallur në kërkim pasi dhunuan për motive të dobëta një shtetas dhe i dëmtuan automjetin.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Selevec”, në fshatin Hoshtimë.
I arrestuari është shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në fshatin Panaja. Ndërkohë, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., 47 vjeç, (xhaxhai i shtetasit K. B.) banues në fshatin Panaja.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar.
/a.r
#Dhunuan #një #shtetas #arrestohet #28vjeçari #dhe #shpallet #në #kërkim #xhaxhai #tij
Java News