Kur morëm detyrën, nuk kishte fare marrëveshje pensionesh –

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars.
Ai u ndal edhe tek furnizimi me ujë si dhe zaptimet e pronave.
Rama tha se deri në vitin 2013, Shqipëria nuk kishte marrëveshje pensionesh me asnjë shtet.
“Ka plot që kthehen. E keni parë që ju del llogaria më mirë sdomos kur kursimet e tyre andej i investojnë këtej për një fermë, agroturizëm.
Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj si në komente. Cdokush thotë do pension europian në Shqipëri por sigurimet i ka bërë në Greqi dhe nuk është e mundur pa mbyllur marrëveshjet e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë. Por kur erdhëm në detyrë nuk kishte fare marrëveshje, por Shqipëria nuk kishte fytyrë të ulej si e barabartë në tavolinë.
Në këtë vend është më kollaj për të marrë dokumente sepse i merr me celularë, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve e tënde i kemi peshqesh nga këneta që e ka bërë vendin lesh e lish dhe kjo po vihet në vend. Brenda kohës së negociataeme BE do ta mbyllim këtë gjë. Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem.
Tirana ka 24 orë ujë në 67 % të territorit, ndërkohë vijojnë investimet dhe në tërë Shqipëri. Nuk ka pasur ujë 24 orë as në komunizëm. Kur morëm detyrën, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë. Shiko mos ka më shumë pleq Greqia, dhe kur të gjesh fshatrat e
Në turizëm dhe ndërtim del më mirë hesapi për të punuar këtu sesa atje. Do të prezantojëm edhe portalin e vendeve të punës aty ku shqiptarët e Europës kanë zemrën.”
#Kur #morëm #detyrën #nuk #kishte #fare #marrëveshje #pensionesh
Java News