Kanosi zyrtarët policor në Obiliq, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte kanosur tre zyrtar policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:10, në Obiliq.
Tutje thuhet se gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i kishte kanosur tre viktimat meshkuj kosovar, zyrtar policor. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë)”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
#Kanosi #zyrtarët #policor #në #Obiliq #arrestohet #një #person
gazetablic.com