Aktualitet

Veprime të tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja negative –

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar për mbylljen e qendrave serbe për punë sociale në veri të vendit. Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane e konsideron këtë si veprim “të pakoordinuar”, teksa shpreh shqetësim mbi marrjen e mase të tillë.

Ambasada thekson se veprime të tilla mund të ndikojnë negativisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe në marrëdhëniet me SHBA.

Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Veprimet e tilla ndikojnë negativisht në mijëra qytetarëve të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në reagim.

Katër objekte të Qendrës për punë sociale, të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb, u mbyllën të premten për shkak të dyshimeve nga autoritetet e Kosovës se aty mund të jenë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

#Veprime #të #tilla #rrezikojnë #të #krijojnë #pasoja #negative
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button