Regjistrohen 26 parti për zgjedhjet e 11 Majit! Basha dhe Alibeaj ‘mungojnë’. Afati skadon pas dy ditësh –

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë në garën elektorale të 11 majit.
Krahas 3 partive të mëdha, PD, PS dhe Partisë së Lirisë, janë regjistruar dhe 23 parti të tjera të vogla, mes të cilave aleatët me të cilët Partia Demokratike do të dalë në koalicion si dhe partitë e reja që në këto zgjedhje do të provojnë veten me ambicien për përfaqësim në parlament, si ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ‘Lëvizja Bëhet’ apo ‘Bashkë’ e Arlind Qorrit.
Ndërkohë në zgjedhje ende nuk është regjistruar partia e Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, apo ajo e Enkelejd Alibeajt ’Djathtas 1912’. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.
Numri i partive që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit
1- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5- Mundësia (Mundësia)
6- Partia Kristian Demokrate (PKD)
7- Nisma Thurje (Nisma)
8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12- Partia e Lirisë (PL)
13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)
Në zgjedhjet e 11 majit do të votojë për herë të parë dhe diaspora. Deri tani janë mbi 210 mijë shqiptarë nga diaspora që kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërsa janë miratuar rreth 170 mijë kërkesa.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur tre skenarë se ku mund të zhvillohet votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 11 majit. Variantet u janë dërguar për konsultim partive politike dhe Komisionit Rregullator, i cili në fund fare do të vendosë se ku do të eksperimentohet ky proces.Në të tre propozimet e përgatitura nga Ilirjan Celibashi, votimi e numërimi elektronik ndahet mes bashkive: Tiranë, Vorë dhe Durrës.
Report TV ka siguruar modelin e fletës së votimit me të cilën do të votojmë në 11 maj. Fleta do të ketë të gjithë kandidatët me emra, si listën e mbyllur ashtu edhe listën e hapur. Fleta e qarkut Tiranë do të ketë përmasa gjigande për shkak se prodhon 37 deputetë dhe duhet të ketë 49 emra për çdo subjekt zgjedhor.
#Regjistrohen #parti #për #zgjedhjet #Majit #Basha #dhe #Alibeaj #mungojnë #Afati #skadon #pas #ditësh
Java News