Arrestohen 6 persona në Koshare, përdoren armë të rrezikshme në dasmë

Arrestohen gjashtë persona për përdorim të armëve apo mjeteve të rrezikshme në një aheng familjar, në Ferizaj.
Policia e stacionit në Ferizaj më 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, te të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut.
Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.
#Arrestohen #persona #në #Koshare #përdoren #armë #të #rrezikshme #në #dasmë
gazetablic.com