Sport

E kryer/ Një vit më parë luante me Skukën dhe tani transferohet me nënkampionët e Francës, sulmuesi gjeorgjian përdor Europianin si trampolinë

George Mikautadze pritet të jetë lojtari më i ri i Monaco-s. Sulmuesi gjeorgjian shkëlqeu këtë verë me Kombëtaren e tij në EURO 2024, ku arriti të shënonte tre gola. Fabricio Romano bën me dije se 23-vjeçari ka arritur marrëveshjen me nënkampionët e Ligue 1 dhe të shtunën do të udhëtojë për të firmosur kontratën.

Mësohet se shifra e transferimit të tij do të jetë 20 milionë euro, plus bonueset. Një arritje e madhe për Mikautadze-n, i cili dështoi në aventurën e fundit te Ajax-i, ndërsa në sezonin 2022-2023 luante në të njëjtin ekip me Skukën në Ligue 2 të Francës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#kryer #Një #vit #më #parë #luante #Skukën #dhe #tani #transferohet #nënkampionët #Francës #sulmuesi #gjeorgjian #përdor #Europianin #trampolinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button