Sport

Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër-Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Zvicra dhe Italia luajnë sot në orën 18:00 për raundin e 1/8 në Euro 2024. Në “Olimpiastadion” dy skuadrat do kërkojnë kalimin më tej, me Italinë që në përballjet e fundit me helvetët ka kujtime të hidhura, pasi penalltia e humbur e Jorginhos solli më pas edhe moskualifikimin në Kupën e Botës Katar 2022.

Italia rikthehet në Berlin, aty ku në 2006-ën fitoi Kupën e Botës pasi mposhti Francën në finale, teksa këtë herë do të kërkojë të vijojë rrugëtimin e mbrojtjes së titullit Kampion të Europës, që e fitoi në Angli tri vite më parë.

Nga ana tjetër Zvicra kërkon të bëjë një tjetër befasi, teksa këtë herë do të ketë në mbështetje edhe tifozerinë e zjarrtë, që është dukshëm dominuese ndaj italianëve në rrugët e Berlinit. Te Zvicra Xhaka mban shiritin e kapitenit, ndërsa Shaqiri dhe Jashari janë në stol.

61 herë janë përballur skuadrat mes tyre në histori, teksa bilanci flet dukshëm për italianët me 29 fitore, 24 barazime dhe 8 ndeshje kanë folur për Zvicrën. Italia ka shënuar 111 herë, kundrejt 68 golave të pësuar. Të dyja skuadrat këtë përballje e kanë më të luajturën në histori.

Sa i takon skemës së Italisë, Spalleti luan me 4-3-3, teksa në krahun e majtë të prapavijës shihet Darmian në vend të të dëmtuarit Dimarco. Fagioli merr një fanellë titullari, teksa në fushë edhe El Shaarawy.

Formacionet zyrtare:

Zvicra (3-4-3): Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Ndoye; Embolo.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Darmian, Bastoni, Mancini, Di Lorenzo; Barella, Fagioli, Cristante; El Shaarawy, Scamacca, Chiesa./m.j

#Fillojnë #përballjet #eliminim #direkt #titullarët #ZvicërItali #Spalleti #bën #ndryshime #Xhaka #nga #minuta #parë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button