Durresi Sot

Rexhep Arapi, themeluesi i Ndermarrjes se Bobinazhit në Durrës.

Rexhep Arapi, themeluesi i Ndermarrjes se Bobinazhit në Durrës

Rexhep Arapi ka qënë një person i njohur në qytetin e Durresit. Për vlerat që kishte si njeri me vullnet të madh dhe për dashamiresinë që ushqente ndaj banoreve dhe punonjesve ku punonte e jetonte. Megjithese është ndarë nga jeta rreth 25 vite më parë, ai ne kujtesën e shokëve mbeti një njeri i dashur dhe i thjeshte. Sikurse tregojnë sot bashkepunëtorët e tijë, sa më shumë që vlerësohej nga instancat shtetërore për aftësite novatore dhe oranizative që kishte treguar nepërmjet themelimit të reparteve të reja të industrisë se re në zhvillim të vëndit tonë në vitet e para të pasçlirimit, ai përsëri mbeti nje njeri i thjeshtë e komunikues me miqtë dhe shoket si dhe me këdo që i kërkoi ndihmë. Qoftë teknike ashtu dhe për probleme sociale që kanë pasur.

    

Brezi i Rexhepit pothuajse është larguar tashmë dhe të dhënat për jeten e tyre janë vështirësuar për tu përmbledhur. Por jeta e tijë mund të përmblidhet shume thjeshtë nga ata qe e mbajnë mend ende: një njeri i pasionuar pas punës që megjithë vlerësimet që mori mbeti kurdoherë një njeri komunikues me të gjithë dhe një punëtor qe nuk shikonte orar pune. Dhe këto tipare përpiqej ti kultivonte edhe tek 5 fëmijët e tijë Hamidi, Bardhyli, Bashkimi, Eduardi dhe Milva.

Ai pati një vullnet të jashtëzakonshëm. I mbetur jetim në moshën 3 vjeçare, me këmbengulje arriti të zgjidhe problemet e mbijeteses dhe të mbetet nje figurë e nderuar e periudhës së rritjes industrial të qytetit në vitet e para të pasçlirimit. Inteligjent dhe i aftë të përthithte përvojen e përparuar të arritjeve teknike të kohës që jetoi, për realizimin e themelimit të reparteve të reja industriale, kaq të domosdoshme për zhvillimin e vëndit në atë periudhë , Rexhep Arapi kishte prodhuar e adoptuar makineri e paisje që kanë shërbyer për krijimin e reparteve të reja që vendosen themelet e ndermarrjeve te mevonëshme. Psh duke u nisur nga të dhënat e miqve të tijë, Durresi qyteti qe krenohen për prodhimin e Radiotelevizoreve në vënd , Ndermarrja që i prodhonte këto radio e televizorë, URT-ja, kishte në themel repartin e vjetër të bobinazhit ku themelues dhe përgjegjes i tijë ishte Rexhepi. I cili për punë krijuese ishte shpallur Laureat e çmimit të Republikës i Shkallës së lll-të dhe në 2 legjislatura ishte zgjedhur Deputet e Kuvendit Popullor.



Si indicje për këtë shkrim më shërbeu nje publikim i gazetarit të madh durrsak Thanas Mustaqit, i cili kishte qëmtuar dhe publikoi 6 vite më parë nje foto të Rexhepit ku shënonte : 1954. Laureati i Çmimit të Republikës Rexhep Arapi,që organizoi krijimin e nje reparti elektromekanik.

Të dhënat biografike të tija tregojnë se ai ka qënë rreth 14 vjeç kur filloi punë pranë ndermarrjes italiane Simonçini në Shkozet. Me profesion elektromekanik. Në vitin 1940 , në Durrës hapën repartin e parë të bobinazhit në vënd. Rexhepi pasi u pregatit dhe u aftësua me mjeshtërat italianë, hapi repartin e dytë në Kuçovë. Pas çlirimit të vëndit vazhdoi punë në të njëjtën ndermarrje që u quajt ndermarrja “ Rruga Ura”. Më pas mori emrin NSHSHRMN. Rexhepi vazhdoi duke punuar me përkushtim në ringritjen e ekonomis së re të vëndit që ishte shkatërruar nga lufta. Kryesisht në fushën që njihte më mire, në problemet elektrike dhe të motorrave elektrikë.

Për punënë e tij krijuese është dekoruar me medalje pune. Në vitin 1954 është nderuar me Çmimin e Republikës të shkallës së tretë për shpikje dhe racionalizime. Nderkohë që është zgjedhur Deputet i Kuvendit Popullor në 2 legjislatura. Në vitin1954 si dhe 1958. Në vitin 1962 Rexhepi transferohet nga ndermarrja ku ishte dhe fillon pranë sallës së motorrave të ndermarrjes elektrike të NISH RPE me qëndër në Tiranë. Pas disa kohësh ndermarrja shkeputet nga Tirana dhe kalon në mvarësi të NIL Prodhimit Durrës. Ndermarrje që mori emrin Nish EMD dhe në fund UEM. Ku përsëri Rexhepi ishte shefi repartit te bobinazhit. Në këtë detyrë ai vijoi të qëndrojë edhe pas riorganizimit kur u krijua ndermarrja e njohur si URT.

Pas themelimit të bobinazhit nga Rexhepi, punonjesit e parë qëkanë qënë aty dhe kanë vijuar më vonë ishin Emin Haznedari, Nasi Mena, Zydi Balla, Skënder Osmani, Zydi Daja, Sejdi Hunda,Skënder Rexha, Petraq Sila, Bexhet Kuraj, Agim Metalla, Myzafer Dakoli. Ndersa femrat e para bobinatore kanë qënë Drita Mancaku, Olimbi Filo, Pranvera Vezi, Emine Tataveshi, Naile Plaku etj.

Një nga bashkëpunetoret e vjetër të Rexhepit, Agim Metalla tregon se sëbashku kanë punuar që në vitin 1959 në ORMN: ” Punonjësit njohën tek ai qe në fillim, një specialist të kualifikuar dhe drejtues autoritar, por qe vlerësohej për zemren e madhe që kishte. Ka ndihmuar këdo që ndodhej në vështiresi, pasi ai nuk dinte të bënte keq. Dhe ruante mardhënje të drejta me vartësit. Cilësi që i ruajti edhe kur u zgjodh deputet”. Metalla tregon se bobinazhi ishte fillimisht një repart riparimi që nisi më pas nën drejtimin e Rexhepit, eksperimentimin dhe prodhimin e standartizuar të objekteve të domosdoshme për industrinë në rritje që ishte në ato vite. Kemi qënë repart riparimi, me nismën e Rexhepit, filluam prodhimin e gjeneratoreve të saldimit, që më parë vinin nga importi. Po ashtu transformatorë të tensionit të lartë të cilët edhe i prodhonim po dhe i riparonim. Kur u hap reparti i parë në Durrës në të punonin 18 elektrobobinatorë , që u specializuan dhe i u përgjigjen kërkesave në rritje të asaj periudhe, tregon Metalla. Kjo falë aftësive organizative e drejtuese të Rexhepit.

25 vite më parë, më 11 maj të vitit 1999 Rexhep Arapi ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë te pikëlluar bashkëshorten Fiqiretin dhe 5 fëmijët, si dhe miqtë e shumtë, që se harruan asnjëherë për vlerat që kishte dhe gjurmët që la në historinë e qytetit bregdetar të Durrësit. Gjurmë që kanë mbetur të pashlyera edhe sot e kësaj dite…

   

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button